Sunday, September 17, 2017

Goga Basket inaguron sallën b të pallatit sportit "Dhimitraq Goga" me nje ndeshje miqësore me Malin e Zi

Akademia Sportive Goga Basket ka inaguruar sallën b të pallatit të sportit "Dhimitraq Goga" me një ndeshje miqësore me Malin e Zi. Në këtë ndeshje miqësore luajtën ekipi i femrave te Goga Basket i cili u ndesh kunder ekipit të femrave të Malit të Zi, Lovcen Cetinje. Kjo ndeshje përfundoi duke i dhënë fitoren ekipit të femrave të  Goga Basket. Si ndeshja e parë miqësore në sallën b të pallatit sportit "Dhimitraq Goga", çdo gjë ishte e organizuar shumë mirë, një ndeshje miqësore por e organizuar si një ndeshje kampionati kombëtar. Të pranishëm në sallë ishin vetë sportistet e akademisë dhe ish-basketbollist të lokomotives. Në sallë nuk mund të mungonin as televizionet lokale, por i pranishëm ishte dhe ish-Prefekti Durrësit Roland Xhelili. Pas inagurimit të sallës b, tani shumë shpejt presim edhe inagurimin e madh të pallati sportit Dhimitraq Goga ku në këtë rast do të inagurohet edhe salla a, ku aty do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e kampionatit e ekipeve të Goga Basket dhe do të jetë me 700 vende për spektatorët. Pas këtij inagurimi vërtet të bukur do të presim akoma për një tjetër akoma më të madh.


Goga Basket 73 – 45 Lovcen Cetinje 
                                           
Goga Basket lojtarët: Xhanaj, Jasmine McRoy, Mehmeti, Gjoshi, Papa, Lalaj, Dishnica, Memushi. 
Trajner: Miltiadh Driza

Lovcen Cetinje: Kapisoda, Stankovic, Zivkovic, Glomazic, Karisik, Vujacic, Bigovic, Scepanovic, Abramovic, Lekovic.
Trajner: Zoran Kascelan

Gjyqtarë: M. Kasemi, A.Bejko dhe B. Tafilica

Tavolina: 
24 Sekondat: Gjon Luli
 Koha/Pikët: Griseld Hoxha 
Statistikat: Arbi Dyrmishi 
Protokolli: Mikel Majko

Pamjet në Foto janë pjesë e ndeshjes së Goga Basket v.s Locken Cetinje)






Tuesday, September 12, 2017

"Durrësi" me një ekip të ri basketbolli për meshkuj!

Këtë vit në qytetin e Durrësit, Basketbollit i shtohet një ekip i ri Meshkujsh Këtë herë në Durrës përveç ekipit të Teutës do të kemi edhe ekipin Goga Basket i cili vjen për herë të parë me një ekip meshkujsh. Goga Basket, këtë emer nuk është se po e dëgjojmë për herë të parë në qytetin e Durrësit. Goga Basket u krijua dy vite me parë në qytetin e Durrësit me ekipe zinxhir të moshave u-10, u-12, u-14, u-16 dhe u-18. Pak muaj më vonë u shtua edhe ekipi i parë i femrave pas shumë viteve në Durrës. Ekipi i Femrave pati shumë sukses në kampionat me fitore të shumta. Ndërsa këtë vit Goga Basket u zgjerua dhe u bë në një Akademi Basketbolli, ku ne zonën e fllakës filluan punimet për të ndërtuar pallatin e sportit e Akademisë Goga Basket dhe i cili pas tre muajsh punime është gati. Akademia Goga Basket këtë vit solli edhe një risi tjeter ne sportin e basketbollit në Shqipëri ku në qytetin e Durrësit u shtrua fusha portatite e basketbollit 3x3 e parë nê të gjithë Shqipërinë. Ndërsa tani së fundmi Goga Basket krijoi edhe ekipin e djemve me ish-trajnerin e ekipit Teuta, Z. Bekim Abrazhda dhe pjesë e ekipit janë emra të njohur të basketbollit Durrsak. Për më shumë lexoni postimin që Akademia Sportive Goga Basket ka shpërndarë në Rrjetin Social Facebook:  

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1393182680809493&id=796474427146991

Goga Basket konfirmon per ndjekesit e saj se kete vit do te perfaqesohet per here te pare me ekipin e meshkujve te rritur ne kategorine e pare.  Per te drejtuar kete ekip eshte thirrur z.Bekim Abrazhda, ish trainer i ekipit Teuta  aktualisht pedagog i basketbollit ne shkollen "Mjeshtria Sportive Durres". Ne ekip do te bejne pjese emra te njohur te basketbollit durresak si Marsel Aliaj, Niko Thano, Klevis Isaku,Ervin Berberi, Denis Veselagu. Objektiva e ketij ekipi eshte te dale kampion ne kete kategori dhe pjesemarrja e tij vitin tjeter ne Superlige.  Le ti japim nje 'Like' te gjithe se bashku ekipit,  duke i uruar suksese!